Mozzik është njëri prej rep-artistëve që ka dëshmuar se bërë revolucion në industrinë muzikore.
Kjo vjen për shkak të punës dhe talentit të tij, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme në karrierën e tij.
Së shpejti ai ka paralajmëruar edhe albumin e tij të radhës, i cili do të publikohet me 31 korrik, e që sjell edhe bashkëpunime me artistë të ndryshëm.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Mozzik ka bërë të ditur se viti 2020 do të jetë i tij, pasi do të sjell hite të shumta.
“Betohem që edhe ky vit është komplet i imi, Mozzik, vetëm hite”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se se kohët e fundit ai ka zbuluar edhe titujt e albumit, duke dhënë detaje shtesë për të. /Telegrafi/