Reperi i njohur, Mozzik, po vazhdon të jetë ndër personazhet më të komentuar së fundmi në media.
Loredana Zefi ishte ajo e cila pak javë më parë bëri të ditur se tashmë dyshja kishin pezulluar raportet e tyre, dhe se do të ishte një nënë beqare.
Duket se edhe pas ftohjes së raporteve, është vajza e tyre Hana e cila i bën bashkë dy reperët vazhdimisht.
Dashurinë e madhe për vajzën e tij, Mozzik e ka jetësuar së fundmi edhe me një tatuazh të ri, të realizuar në krahun e tij.
Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të tatuazhit të sapo realizuar, dhe portretit të së bijës nga ku u bazua për ta realizuar këtë vizatim.
“Faleminderit shoku im për këtë punim madhështor, vajza ime Hana”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e këtij imazhi, duke falënderuar kështu mikun e tij që ia realizoi këtë tatuazh.
I njëjti, ka paralajmëruar që së shpejti do të sjellë në treg këngën e tij më të re me titull “Dhelpër dinake”. /Telegrafi/