Telegrafi

Mozzik i bën ‘diss’ Loredana Zefit në këngën e re “Forever Together”

Mozzik dhe Kida ditën e djeshme (e enjte) lansuan projektin e ri muzikor të titulluar “Forever Together”.

Kënga ishte një lloj filmi i metrazhit të shkurtër pasi bëhet fjalë për afro shtatë minuta interpretim.

Të njëjtit trajtuan një histori dashurie, ndonëse pati edhe shumë elemente të tjera që morën vëmendje.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një pjesë duket se Gramos Aliu (emri i vërtetë) i ka bërë diss ish-partneres së tij, Loredana Zefit.

Lexo po ashtu Publikohet bashkëpunimi i tyre i ri "Forever Together" - Mozzik dhe Kida me interpretim e klip të veçantë

Në një fletë të bardhë ishte shkruar: Ish-të dashurat e Mozzikut (Djellza, Erza dhe Blerta).

 

Kjo duket se ishte një kundërpërgjigje për reperen shqiptare, e cila në projektin “Kriminele” me Yll Limanin përmendi këta emra të vajzave.

“Lshoja ti, Diellzës, Erzës ose edhe Blertës po më duket se po harron që jam super kriminele”, kishte thënë Zefi.

 

Kjo pjesë ka lënë të kuptohet se i drejtohet pikërisht ish-të dashurës, përkundër se Loredana vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi lidhjen e re me Karim Adeyemi. /Telegrafi/