Reperi i njohur Mozzik vazhdon të jetë ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
“Me hile” mban titulli projekti i fundit që reperi lansoi pak javë më parë, gjersa edhe kjo këngë, njashtu si të tjerat po e dëshmon suksesin me klikimet në YouTube.
Ai është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku ndan me fansat thuajse çdo ditë fotografi apo video interesante nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, Mozzik ka bërë të ditur se ka vendosur të ndryshojë stil, përderisa ka prerë flokët më shumë se herët e tjera, gati në nivelin zero.
“Hala Gangin me pare t’xhades..flokët e prene si mu lshu prej Dubravës”, shkruan reperi në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Instagram.
Ai është komplimentuar nga ndjekësit e tij për këtë ndryshim, teksa disa prej tyre kanë kërkuar edhe ‘versionin’ e Mozzikut me flokë të gjata, stil të cilin e mbajti para dy viteve. /Telegrafi/