Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, koleksionit të tij të makinave ia ka shtuar edhe një.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.
Bëhet fjalë për një ndër seritë më të forta të G-Class, e cila është e punuar ekstra nga kompania ‘Brabus’ që bashkëpunon me Mercedes me 800 kuaj fuqi.
“Mirë se vjen”, ka shkruar ai në njërën prej imazheve, ndonëse nuk flitet për çmimin kjo veturë kap vlerën e qindra mijëra eurove.
Jeta luksoze dhe makinat e shtrenjta të artistit 26-vjeçar vijnë në bazë të sukseseve të mëdha që ka korrë në muzikë.
Ai prej vitesh i është bashkuar industrisë muzikore shqiptare dhe tani shquhet për një sërë hitesh.
Krijuesi i “Ska” momentalisht ndodhet në Evropë për shkak të koncerteve të shumta që po mban nëpër vende të ndryshme. /Telegrafi/