Hip hop ylli, Mozzik, ka bërë goditjen më të fuqishme në karrierën e tij muzikore deri tash.
“Madam” e riktheu reperin më të fuqishëm se asnjëherë tjetër, edhe pse tash larg nga labeli prej të cilit është larguar, “On Records”.
Kënga e re e tij me një klip mjaft interesant arriti që të gjenerojë hiç më pak se një milion klikime për një ditë.
Këngëtari flet për një histori interesante në këngë, teksa klipi ka pamje mjaft atraktive.
Klipi është xhiruar nga Alban Selimaj me pamjet e Martin Flindt.
Ndërkaq, projejkti është realizuar në muzikë nga Miksu, Macloud dhe KingSize.
“Madam” është kënga e dytë për Mozzikun që prej ndarjes nga On Records, label me të cilin është në një proces gjyqësor. /Telegrafi/