Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, vazhdon të jetë ndër emrat më përfolur në shtypin rozë.
Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, reperi me prejardhje nga Ferizaj ka pozuar nga Tirana në dhomën e tij të hotelit, me bluzën e hequr.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai ka ngacmuar gjininë mashkullore duke u thënë të punojnë, pasi asnjë vajzë nuk do ta shikojë trupi ne tyre të formësuar para gjërave materiale.
“Asnjë vajzë nuk do të zgjidhë 6 packs (i referohet muskujve të formësuar të barkut) para gjashtë veturave. Kështu ndaloni së shkuari në palestër dhe punoni”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe reperi e nisi vitin 2021 me publikimin e një projekti muzikor të titulluar “Tirana”, i cili u prit mirë nga publiku.
Vitin e kaluar ai ishte një prej reperëve më të suksesshëm të estradës, ku suksesi i tij u veçua me publikimin e albumit “Mozzart”, i cili u pëlqye në masë të madhe nga fansat. /Telegrafi/