Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu – Tuna, ka kohë që ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë.
Ajo ka përhatitur një këngë të re, të cilën e ka realizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Mal të Zi.
Mësohet se për këtë projekt këngëtarja ka harxhuar shumë, ndërsa së bashku me produksionin kanë bërë çmos që të përzgjedhin lokacione të veçanta dhe kreative, duke hasur disa herë edhe në vështirësi në sigurimin e lejes për xhirim.
Kënga e re e Tunës do të jetë ritmike dhe titulli i saj është “Chonga”.
Këtë gjë e ka zbuluar vet këngëtarja përmes një sërë piostimesh kreative të bëra në rrjetin social Instagram.
Po të shikosh me vëmendje profilin e saj zyrtar në këtë rrjet social, vëren se çdo fotografi e publikuar është një copëz mozaiku, të cilat të bashkuara së bashku formojnë një tjetër imazh më të madh, që paralajmërojnë rikthimin e saj.
Çdo gjë e menduar mirë dhe deri në detaje është befasia që këngëtarja po mundohet ta sjellë për fansat e saj pas dy vitesh mungesë në skenën muzikore.
Gjatë këtyre postimeve të vazhueshme në Instagram, tuna ka publikuar edhe trailerin e klipit si dhe ka zbuluar një pjesë të tekstit.
Në veçanti veçohen fjalët “Nuk ka limit”, të cilat mesa duket do të jenë pjesa që do të dëgjojmë më së shpehti në këngë.
Traileri i klipit “Chonga”:
Mozaiku i Tunës i publikuar në Instagram nis me një imazh ku këngëtarja shfaqet sipër një rakete në një imazh të animuar, me çka paralajmëron se rikthimi i saj po vjen me shpejtësi, dhe nuk e ka ndër mend të ndalet.
“Chonga” që do ta rikthejë së shpejti Tunën në skenë vjen pas këngës “Duam”, të cilën këngëtarja e publikoi dy vite më parë, një këngë kushtuar dashurisë, e cila u shpërblye edhe me Çmimin e Kritikës në festivalin “Kënga Magjike”, në vitin 2016. /Telegrafi/