Telegrafi

Mourinho zgjedh lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, injoron Messin dhe Ronaldon

Jose Mourinho i ka anashkaluar dyshen Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në pyetjen se kush është më i miri i të gjitha kohërave dhe në vend të këtyre ka zgjedhur ish-sulmuesin e Brazilit, Ronaldo Luis Nazario de Lima.

Pyetja se kush është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave është shumë e shpeshtë dhe për shumë njerëz përgjigja është njëri prej Messit ose Ronaldos, por jo edhe për trajnerin Mourinho.

Ish-menaxheri i Interit dhe Real Madridit u pyet nga LiveScore se kush ishte lojtari më i mirë ndonjëherë dhe zbuloi se ishte Ronaldo, me të cilin ka punuar te Barca.

Lexo po ashtu “Fenomeni” Ronaldo ishte makthi i kundërshtarëve – Video që tregon shkatërrimin që ‘R9’ ua bënte mbrojtësve

“Fenomeni Ronaldo edhe ose Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë pasur karrierë më të gjatë, ata kanë mbetur në krye çdo ditë për 15 vjet”.

“Sidoqoftë, nëse po flasim për talent dhe aftësi, askush nuk e tejkalon Fenomenin”.

“Kur ai ishte në Barcelonë me Bobby Robson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë në fushën e futbollit”.

“Lëndimet vranë një karrierë që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte ai djalë 19 vjeç ishte diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Mourinho.

Ronaldo luajti vetëm një sezon te Barcelona më 1996/97, pasi më parë kishte luajtur dy vjet për PSV, dhe shënoi 34 gola në vetëm 37 ndeshje.

Lexo po ashtu Qëndroi vetëm një vit te Barcelona, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët – shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e katalunasve

Pasi theu tarifën e rekordit botëror, me një transferimi prej 13.2 milionë eurosh, Barca e shiti atë një vit më vonë te Interi për një tjetër rekord botëror prej 19.5 milionë eurosh.

Deri në vitin 1997 dhe në moshën vetëm 21-vjeçare, braziliani kishte fituar dy herë çmimin ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA, ndërsa do ta fitonte atë për herë të tretë në vitin 2002. /Telegrafi/