Site icon Telegrafi

Mourinho zbulon se pse dështuan bisedimet me Real Madridin për Alvaro Moratan

Jose Mourinho e ka konfirmuar se Manchester United ka dështuar të arrijë marrëveshje me Real Madridin për Alvaro Moratan. 

United ka qenë shumë i interesuar për lojtarin, por as 75 milionë euro nuk e sollën në Old Trafford.

Mourinho tha se Morata ishte top objektivi i tyre për rikthimin në Ligën e Kampionëve, por marrëveshja nuk u arrit.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarë që nuk janë tanët, pasi Morata nuk është lojtar i yni. Unë jam askush të flas për lojtarët e Real Madrid”.

“Po, kishim interesim, u pa edhe në publik. Nuk arritëm të kishim marrëveshje ekonomike, u pa edhe kjo”.

Lexo po ashtu Mourinho i hap derën Ibrahimovicit: Pse të mos e presim kur bëri shumë për ne

“Por është e drejta e Real Madridit që të kërkojë shumën e parave që ata duan për lojtarët e tyre. Ne nuk përcaktojmë se cili është çmimi i një lojtari të Real Madridit, Real Madrid e bënë këtë dhe nuk arritëm në një marrëveshje me Realin Madrid”.

“Nuk po e kritikoj Madridin, por as bordin tonë, pasi ata u munduan që të arrijnë një marrëveshje dhe nuk u bë. Kjo është e thjeshtë”, ka thënë Mourinho.

Menjëherë pas kësaj Manchester United arritën marrëveshje për transferimin e Romelu Lukakut nga Everyoni. /Telegrafi/

Exit mobile version