Telegrafi

Mourinho zbulon emrat e katër futbollistëve që do ta humbasin fillim sezonin e ri

Manchester United nuk do të llogarisë në disa lojtarë në fillim të sezonës e re në ligën elitare angleze.

Jose Mourinho ka zbuluar emrat e katër futbollistëve që janë ende të lënduar dhe nuk janë të gatshëm për lojë.

Marcos Rojo, Ashley Young, Luke Shaw dhe Zlatan Ibrahimovic nuk do të jenë në dispozicion të portugezit gjatë tre muajve të ardhshme, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi lojtarë që nuk do të mund të luajmë për tre apo katër muajt e ardhshëm”.

“Marcos Rojo, Ashley Young, Luke Shaw dhe nëse qëndron Zlatan Ibrahimovic do të thotë se kemi katër lojtarë që vetëm në fund të vitit mund të kthehen në futboll”, tha Mourinho.