Telegrafi

Mourinho i vendosur të transferojë Willianin te Totenhami

Jose Mourinho po tenton të transferojë Willianin nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.

Trajneri portugez ka qenë gjithmonë i kënaqur me lojën e nësori brazilian sa ishte trajner i The Blues, ndërsa tani e do te Tottenham Hotspuri.

Kontrata e Willianit skadon më 30 qershor dhe lojtari po i kërkon dhe tri vite të tjera në marrëveshjen e re.

Mirëpo, Chelsea së bashku me Frank Lampardin nuk i kanë ofruar më shuam se një vit, e për këtë gjë braziliani mund të largohet.

Lexo po ashtu Willian refuzon kontratën e re nga Chelsea dhe pritet t'i bashkohet rivalit lokal të londinezëve

Willian në një intervistë ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tij, atëherë do i duhet të gjejë një aventurë të re.

Chelsea mund të humbë anësori me parametra zero, e që mund të kalojë te rivali i qytetit. /Telegrafi/