Jose Mourinho po tenton të transferojë Willianin nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.
Trajneri portugez ka qenë gjithmonë i kënaqur me lojën e nësori brazilian sa ishte trajner i The Blues, ndërsa tani e do te Tottenham Hotspuri.
Kontrata e Willianit skadon më 30 qershor dhe lojtari po i kërkon dhe tri vite të tjera në marrëveshjen e re.
Mirëpo, Chelsea së bashku me Frank Lampardin nuk i kanë ofruar më shuam se një vit, e për këtë gjë braziliani mund të largohet.
Willian në një intervistë ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tij, atëherë do i duhet të gjejë një aventurë të re.
Chelsea mund të humbë anësori me parametra zero, e që mund të kalojë te rivali i qytetit. /Telegrafi/