Telegrafi

Mourinho vendos kontaktet me Varanen

Trajneri i Manchester Unitedit,  Jose Mourinho, ka vënë kontaktet me mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

Sipas asaj që shkruan Don Balon, trajneri tashmë ka filluar bisedimet me mbrojtësin që ishte nën urdhrat e tij në Real Madridi në vitin 2011.

Mourinho i ka sugjeruar mbrojtësit klubin e tij për sezonin e ardhshëm.

Ai mund ta bëjë një dyshe me Eric Bailly i cili erdhi nga Villarreali për 30 milionë euro.

Marcos Rojo e ka mbyllur sezonin shkaku i lëndimit. /Telegrafi/