Telegrafi

Mourinho vë rekord evropian me fitoren në Europa League

Getty Images

Jose Mourinho është bërë trajneri i parë që e ka fituar nga dy herë Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve.

Manchester Unitedi e mposhti Ajaxin në finalen e Europa League me rezultat 2-0 me golat e Paul Pogba dhe Henrikh Mkhitaryan.

Strategu portugez e ka fituar Kupën e UEFA-s (tash Europa League) me Porton në vitin 2003 dhe një vit më pas e fitoi Ligën e Kampionëve me të njëjtin klub.

Lexo po ashtu LK pret krahë hapur Unitedin pas triumfit në finale të Ligës së Evropës ndaj Ajaxit (Video)

Triumfi i dytë në Ligën e Kampionëve për Mourinhon erdhi në vitin 2010 me Interin. Ndërsa triumfi i të mërkurës mbrëma e shkruan emrin e tij në librat e historisë së futbollit.

Trajneri më i afërt për ta arritur rekordin e portugezit është Rafael Benitezi, të cilit i mungon edhe një trofe i Ligës së Kampionëve (pasi e ka fituar dy here Kupën UEFA/Ligën e Evropës dhe njëherë Ligën e Kampionëve).

Për më shumë, kjo fitore e ka kualifikuar Unitedin edhe në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/