Jose Mourinho nuk po ndalet duke folur për transferimin e radhës të Manchester United, Alexis Sanchez.
Kiliani është pranë kalimit tek United nga rivali Arsenal ndërsa tek londinezët do të shkoj Henrikh Mkhitaryan.
Pas ndeshjes ndaj Burnleyt, Mourinho ka thënë se ende nuk është finalizuar marrëveshja.
“Për momentin asgjë nuk është finalizuar dhe po presim”.
“Kemi katër sulmues në tre pozicione ndërsa Ibrahimovic ka mbetur gjatë tërë sezonit jashtë për shkak të lëndimit. Kemi nevojë për Sanchezin”, ka thënë Mourinho.
Tekniku portugez ka folur edhe për ndeshjen e fituar në udhëtim te Burnley 0-1.
“Nuk ishte paraqitja e jonë e zakonshme por ishte një paraqitje që duhej ta mundim një ekip të guximshëm si Burnley”.
“Ne e dinim mënyrën se si luanin Burnley dhe u adaptuam me atë për ta marrë fitoren, edhe pse duhej ta shënonim një gol të dytë për ta vrarë ndeshjen”, ka thënë Mourinho.
United vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 53 pikë të tubuara 12 më pak se City. /Telegrafi/