Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, ka gjetur kohë që të flasë për Gareth Bale pas Superkupës së Evropës.
Uellsiani ka startuar në takimin kundër Unitedit, teksa Ronaldo u la në stol.
E pas kësaj ndeshje është Mourinho ai që thotë se ekipi i tij nuk do ta transferojë Balen.
“E qartë që klubi e do atë, menaxheri e do atë dhe ai e do klubin, kështu që për mua ka mbaruar ajo punë”.
“Edhe para se të startonte kjo punë ishte e kryer sepse të gjithë e dinë se ai do të qëndrojë”, deklaroi Mourinho.
Florentino Perez konfirmoi ditë më parë se ai dëshiron ta shesë ish-yllin e Tottenhamit. /Telegrafi/