Telegrafi

Mourinho i tregon drejtuesve të klubit katër dëshirat për sezonin e ri

Jose Mourinho e nisi mirë aventurën e tij te Roma, duke fituar Ligën e Konferencës në vitin e tij të parë.

Special One tani ka dy objektiva para vetës, të jetë në top katërshe në fund të sezonit dhe t’i shkoj deri në fund Ligës së Konferencës, ku aktualisht janë në çerekfinale.

Por trajneri portugez i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se duhen përforcime për sezonin e ri nëse ata duan që Mou të qëndroj në Olimpico.

Jose Mourinho ka katër emra në listën e tij për ta përforcuar ekipin, një në mbrojtje, dy në mesfushë dhe një tjetër në repartin ofensivë.

Mbrojtësi francez i Eintracht Frankfurt, Evan N’Dicka është dëshira e portugezit për mbrojtjen.

Ndërkohë sa i përket repartit të mesfushës Mou dëshiron talentin italian Davide Frattesi dhe mesfushorin anglez Ruben Loftus-Cheek.

E në repartin ofensivë, dëshira e Jose Mourinhos është M’Bala Nzola që po shkëlqen me Spezian në Serie A.

26-vjeçari nga Angola këtë edicion ka realizuar 12 gola e ka asistuar në dy të tjerë në Serie A, derisa për të ardhur deri te ai Roma mund ta përdorë sulmuesin Eldor Shomurodov. /Telegrafi/