Site icon Telegrafi

Mourinho: Do t’ia thyej fytyrën Wengerit! (Foto)

Jose Mourinho e kishte kërcënuar Arsene Wengerin se “do t’ia thyente fytyrën” gjatë zënkës së dy trajnerëve në vitin 2014.

Dy strategët e futbollit nuk kanë pasur raporte të mira, ndërsa ato u acaruan akoma më shumë kur portugezi u kthye në krye të Chelseat duke bërë që dy trajnerët të adresonin kritika të ndryshme ndaj njëri-tjetrit.

Mourinho nuk e kishte fshehur nervozizmin ndaj Wenger.

Nervozizmi ishin shtuar kur Wenger e kishte kritikuar shitjen e Juan Matas nga Blutë te Manchester Unitedi.

Në librin e Robert Beasley, gazetarit që e ka ndjekur nga afër Mourinhon, thuhet se trajneri aktual i Djajve të Kuq kishte qenë i nervozuar me ditë të tëra me homologun e tij saqë kishte shpërthyer me fjalë të rënda kundrejt tij.

Gazetari i afërt me Mourinhon ka shkruar libër për të.

“Disa ditë më pas, ai ishte akoma i nevrikosur, më tha: ‘Do ta gjej një ditë jashtë fushës së futbollit dhe do t’ia thyej fytyrën’”, shkruan gazetari në libër.

Lufta e fjalëve u shndërrua në fizike në tetor të vitit 2014.

Këtë edicion, Mourinho dhe Wenger do të ndeshen më 19 nëntor në Old Trafford. /Telegrafi/

Exit mobile version