Jose Mourinho ka folur pas shkarkimit nga Manchester Unitedi, portugezi thotë se nuk dëshiron të kritikojë askënd pasi kjo nuk është mënyra e tij e të funksionarit.
55-vjeçari tani që nuk është pjesë e ndonjë klubi të futbollit dëshiron të jetojë sa më shumë jetën dhe këtë pret ta respektojnë të tjerët, posaçërisht mediat.
“Man United ka një të ardhme pa mua dhe unë kam një të ardhme pa Unitedin. Pse duhet t’i ndaj me ju apo me tifozët ndjenjat e mia? Ka përfunduar tani”.
“Kështu kam qenë gjithmonë, jam kritikues i trajnerëve që pas largimit flasin për atë se çfarë ka ndodhur dhe kush është për t’u fajësuar, ai nuk jam unë”.
“Dua ta përfundoj sikur kishte ndodhur dje, më pëlqen të them se ka përfunduar çdo gjë. Shpresoj që ju mediat të respektoni mënyrë time të reagimit në situata të tilla, deri sa t’i kthehem futbollit kam të drejtën të jetoj jetën time”.
“Bëj shoping, dal për të ecur, këto gjëra dua t’i bëjë. Manchester Unitedi është e kaluara”, ka thënë Mourinho gjatë një shëtitje në rrugët e Londrës.
Menjëherë pas shkarkimit emri i Special Ones është lidhur me drejtimin e Interit dhe Real Madridit. /Telegrafi/
"Why should I be sharing more now, even with the supporters, any of my feelings? It's over." 🤫
Jose Mourinho says he and @ManUtd have future in football: https://t.co/DilUQ6Uor3 pic.twitter.com/F2JdnfvMLw
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 19, 2018