Telegrafi

Mourinho tenton ta bind Ramosin që t’i bashkohet te Tottenhami

Jose Mourinho është duke tentuar që të transferojë Sergio Ramosin nga Real Madridi.

Kontrata aktuale e mbrojtësit spanjoll me Los Blancos skadon në fund të sezonit dhe Special One dëshiron ta transferojë te Tottenhami.

Sipas asaj që raporton Evening Standard, Mourinho ka kërkuar nga Spurs që të plotësojnë dëshirat e Ramosit, vetëm për ta bindur atë që të kalojë në radhët e tyre.

Spanjolli do të jetë lojtar i lirë, andaj nuk përjashtohet mundësia që ai të kalojë te skuadra angleze në janar.

Por, Real Madridi është duke bërë çmos që të bind atë që të nënshkruajë kontratën e re për një vit tjetër.

Ramos me gjasë do ta refuzojë atë, pasi ai kërkon së paku edhe dy vite me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. /Telegrafi/