Interi po vazhdon takimet me trajnerët potencial për zëvëndësimin e Frank de Boer pas shkarkimit, por Tuttosport ka hedhur një shikim për të ardhmen.
Teksa favorit aktual është ish bosi i Villarrealit, Marcelino, Tuttosport raporton se Mourinho është në planet afatgjata të klubit.
Sipas kësaj të përditshme, Mourinho nëse nuk arrin që të kthejë gjërat për së mbari te United, atëherë në vitin 2017 pritet një rikthim i tij te Interi.
Mourinho asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë për ish klubin e tij, duke thënë se është klubi më i mirë në botë me tifozët më të mirë në botë.
Ai fitoi tripletën historike me Nerazzurët duke larguar nga froni Barcelonën. /Telegrafi/