Jose Mourinho dëshiron ta kthejë Fenerbahcen në krye të Superligës Turke dhe ai tashmë ka siguruar galaktikun e tij të parë për të plotësuar pozitat në sulm.
Ky është Allan-Saint Maximin , i cili vjen nga Al-Ahli (Arabia Saudite). Skuadra turke pagoi tetë milionë për ta marrë huazim deri në fund të sezonit.
Pak kohë më parë, Saint-Maximin ishte në Newcastle dhe konsiderohej si nënshkrim yll pasi shpërtheu në radhët e Nice. Për vite me radhë, ai ishte drejtuesi i një projekti me bazë pronarët e Arabisë Saudite, por filloi të zbriste në hirarki pasi erdhën yje të mëdha në St. James Park.
🪐 Ve sırrı açıklanan o doğa olayı: Maximin aramıza katıldı. 💛💙 pic.twitter.com/bxBpU6kegR
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) July 17, 2024
Megjithatë, problemet me Fair Play-t Financiar pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve dy sezone më parë e detyruan Newcastle të sakrifikojë Saint-Maximin, i cili verën e kaloi te Al-Ahli për rreth 30 milionë euro. Një nënshkrim që u kritikua jashtëzakonisht shumë në Angli, pasi u pa si financim i fshehtë nga qeveria e Arabisë Saudite.
Tani, vetëm një vit më vonë, ai mbërrin në Turqi si ‘galaktiku’ i parë i ‘Epokës Mourinho’. Një anësor shpërthyes që së bashku me Ferdi Kadioglu pritet të krijojë një partneritet vdekjeprurës në krahun e majtë.
Yeni transferimiz Allan Saint-Maximin, @AcibademSaglik Altunizade Hastanesi’nde sağlık kontrolünden geçti. pic.twitter.com/yNG2WmT9Uo
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) July 17, 2024
Ai do të kompletojë një sulm luksoz së bashku me Edin Dzeko dhe Dusan Tadic me të cilin Fenerbahce shpreson të fitojë ligën pas 11 vitesh . En-Nesyri mund të jetë transferimi i radhës, kërkesë tjetër e Jose Mourinhos.
Fenerbahce po ashtu ka afruar dy turqit e njohur, Ohuz Aydın dhe Cenk Tosun, në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/