Site icon Telegrafi

Mourinho tallet me Kloppin pas barazimit të Liverpolit: Atij nuk i pëlqeu menyja, donte mish – mori peshk

Jose Mourinho ka analizuar në Sky Sport paraqitjen e Manchester Unitedit dhe Liverpollit.

Djajtë e Kuq dhe The Reds barazuan 1-1 në Old Trafford, derisa trajneri portugez ka bërë një deklaratë interesante.

Mourinho ka thënë se Jurgen Kloppi duket se nuk i pëlqeu menyja në Old Trafford, pasi kërkoi mish, por mori peshk.

Lexo po ashtu United i bën favor Cityt, e ndal Liverpoolin në Old Trafford

“Ai u ankua për faktin se ai nuk e mundi Manchester Unitedin në Old Trafford. Atij nuk i pëlqeu menyja. Ai donte mish dhe mori peshk”, ka thënë portugezi për gjermanin.

Mourinhos me tej ka thënë se paraqitje e ish-skuadrës së tij ishte fantastike ndaj një skuadre që është shumë në formë. /Telegrafi/

Exit mobile version