Nathan Ake qëndroi tek skuadra e tij Bournemouth edhe pse ofertat gjatë janarit nuk munguan.
Chelsea dhe Manchester City kishin shfaqur interesim për qendërmbrojtësin holandez, por në fund nuk arritën ta bindin ekipin e Bournemouth të heqë dorë nga lojtari.
Tani garës për shërbimet e tij i është shtuar edhe Tottenham Hotspur, me Jose Mourinhon që dëshiron afrimin e holandezit.
Mediat angleze raportojnë se Mourinho e pëlqen shumë lojën e Akes dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
24-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe shpesh herë zë vend në formacionin e javës në Ligën Premier.
Bournemouth refuzoi ofertën prej 40 milionë euro nga Chelsea dhe në verë synon ta shes më shtrenjtë yllin e tyre.
Gjithnjë sipas medieve angleze, ekipi kuqezi ka për synim që të fitojë mbi 60 milionë euro nga shitja e Akes.
Kujtojmë që ‘Tulipani’ u transferua te skuadra angleze nga Chelsea në vitin 2017 për 22 milionë euro. /Telegrafi/