Jose Mourinho ka pranuar se puna e tij e ardhshme si trajner nuk do të jetë në Itali, përkundër se e konsideron Interin si “shtëpinë e tij”.
Strategu portugez është pa punë prej se u shkarkuar nga Manchester Unitedi në dhjetorn e kaluar, ndërsa së fundmi ka qenë analist sportiv për Sky Sports.
Ai u lidh me një rikthim te Nerazzurrët gjatë verës, mirëpo drejtimin e skuadrës e mori Antonio Conte dhe ai ka rezultuar shumë i suksesshëm në këtë fillimsezoni.
“E ardhmja ime? Nuk besoj se do të jetë në Itali. Interi është shtëpia ime, familja ime (Massimo) Moratti është një mik, presidenti im. Ngjarja e tripletës (në vitin 2010) ishte fantastike”.
“Pas (finales në) Madrid, nëse do të kthehesha për të festuar në San Siro, kurrë nuk do të largohesha nga Interi. Kur i thua lamtumirë një familjeje, është vështirë ta përballosh”.
“Atë natë, veçmë e dija se po largohem, nuk mund t’i thosha jo Real Madridit për të tretën herë”, është shprehur Mourinho në emisioni televiziv italian, Tiki Taka.
Në ndërkohë, po spekulohet se portugezi mund të kthehet sërish te Real Madridi për të zënë vendin e Zinedine Zidane. /Telegrafi/