Jose Mourinho ka dhënë një deklaratë befasuese në lidhje me organizimin e Kupës së Amerikës dhe për ta bërë garën sa më tërheqëse.
Trajnerin portugez ka thënë se nëse gara më e madhe në Amerikën Latine dëshiron të marrë vëmendje më të madhe, atëherë ata duhet t’i bëjnë disa ndryshime thelbësore.
Strategu 56-vjeçar ka thënë se CONMEBOL duhet t’i ftojë kombëtaret evropiane si, Spanja, Franca apo Portugalia, në mënyrë që të bëhet garë më e ndjekur.
“Nëse CONMEBOL dëshiron të rrisë audiencën e tyre dhe të bëjë konkurrencë në Kupën e Amerikës, ata duhet të ftojnë ekipet evropiane, të ftojnë Spanjën, Francën apo Portugalinë”, ka deklaruar Mourinho.
”Nëse ata ftojnë Portugalinë, ndoshta Cristiano Ronaldo do ta fitonte Kupën e Amerikës përpara Messit”, ka thënë më tej portugezi.
Jose Mourinho aktualisht është i pa punë, pas shkarkimit nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar, derisa ditë më parë ka bërë të ditur se ai po mëson gjermanisht. /Telegrafi/