Site icon Telegrafi

Mourinho refuzon krahasimin e Tottenhamit me Realin që ai e drejtoi dikur

(Foto: Instagram/josemourinho)

Jose Mourinho është kundër krahasimeve të skuadrës së Tottenham Hotspur me ekipin e Real Madridit, të cilin ai e drejtoi në sezonin 2011/2012.

Gjatë atij edicioni, Los Blancos shënuan 121 gola në La Liga dhe e fituan titullin e kampionit të Spanjës.

Strategu portugez e ka nisur në mënyrë të njëjtë sezonin 2020/2021 me Spursat në Ligën Premier, të cilët kanë shënuar 15 gola në kampionat për pesë ndeshje, ndërsa vetëm në katër takimet e fundit në të gjitha garat e kanë gjetur rrjetën plot 19 herë.

(Foto: Instagram/josemourinho)

“Jo, te Real Madridi kam pasur lojtarë ofensivë të jashtëzakonshëm dhe arritëm të ndërtonim një skuadër në një mënyrë të caktuar”.

“Duhet të jem i sinqertë dhe të them se kemi shumë lojtarë të mirë ofensivë edhe këtu, por kemi nevojë për stabilitet të skuadrës, sepse ekipit i duhet qëndrueshmëria në pjesën e pasme, vetëbesimi… Prandaj, duhet ta gjejmë baraspeshën”.

“Është diçka ekipore, jo individuale… duhet të përmirësohemi në disa detaje në mbrojtje – kjo shihet qartë”, citon Goal fjalët e Mourinhos. /Telegrafi/

Exit mobile version