Site icon Telegrafi

Mourinho reagon pas shortit në Ligën e Evropës

Manchester United pas një kohe është rikthyer në Ligën e Evropës ku po llogaritet edhe si favoriti kryesor për ta fituar këtë garë.

Skuadra e trajnerit portugez Jose Mourinho, është në Grupin A së bashku me gjigantin turk Fenerbahce atë holandez Feynoord dhe skuadrën e papërshtatshme ukrainase Zorya.

Ish-trajneri i Real Madridit e Interit, Jose Mourinho ka komentuar shortin e Ligës së Evropës.

Lexo po ashtu Këto janë grupet e Ligës së Evropës

Mourinho e ka cilësuar si short të mirë për klubin e tij, ndërsa ka theksuar se i pret dy ndeshje të mëdha.

“Do të jetë një ndeshje e madhe në Stambol, ashtu edhe në Roterdam pasi janë dy skuadra të mëdha”.

“Jam i lumtur pasi është një short i mirë për ne”, deklaroi Mourinho pasi mësoi shortin në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version