Telegrafi

Mourinho ‘qanë’ mungesën e Baillyt e Jonesit

Jose Mourinho nuk ndihet aspak i qetë me humbjen e qendërmbrojtësve për pjesën e parë të kampionatit.  

Eric Bailly është lënduar ndaj Chelseat, ndërsa Phil Jones është që një kohë të gjatë i lënduar duke qenë mungesa shumë të rëndësishme për trajneri i ‘Djajve të Kuq’.

“Ne do të kemi probleme të mëdha pas mungesës së Baillyt në shumë ndeshje”, ka deklaruar Mourinho.

Lexo po ashtu Eric Bailly nuk luan më këtë vit

“Kjo vlen edhe për Phil Jones”, përfundoi trajneri portugez i Unitedit.

Ndryshe, ish-mbrojtësi i Villarrealit pritet të mungoj rreth dy muaj, duke u aftësuar vetëm pas vitit të ri akademik. /Telegrafi/