Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho favorizon nënshkrimin e mesfushorit të Real Madridit, Marcos Asensio, përpara Gareth Balet.
Mourinho është i etur për të përforcuar skuadrën e tij aktuale për të qenë edhe më konkurrues në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, trajneri portugez e ka kthyer vëmendjen te ylli i Real Madridit, spanjolli Asensio.
Mesfushori 21-vjeçar me tipare sulmuese nënshkroi një kontratë të re në Bernabeu vetëm në muajin shtator të këtij viti.
Por, United duket se janë të vendosur për të provuar vendosmërinë e Realit me një lëvizje për Asension.
Kjo pasi trajneri i tyre, Mourinho nuk e konsideron më prioritet primar ish-lojtarin e Tottnehamit, Gareth Bale.
Në vend të kësaj, Special One dëshiron të bëjë një ndjekje të fortë për Asension, me një të ardhme të madhe përpara mesfushorit sulmues.
Në rast transferimi, Djajtë e Kuq do të duhet të paguajnë së paku 60 milionë euro për spanjollin, edhe pse klauzola e tij është plot 170 milionë euro. /Telegrafi/