Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka qenë i lidhur me një transferim të jashtëzakonshëm të verës për sulmuesin e Barcelonës, Neymar.
Raportet në Kataloni thonë se “kambanat e alarmit po binin” në Camp Nou, pasi Unitedi dyshohet se ka biseduar me agjentin e Neymarit mbi një transferim të tij prej 173 milionë funtesh në Old Trafford.
Sipas The Sun, në vitin 2015, bosët e Djajve të Kuq kishin kërkuar për të gjetur se çfarë do të duhej për ta sjellë atë në Manchester.
Dhe vetë njeriu pranoi duke thënë: “Kishim biseda, por nuk kishte asgjë konkrete”.
Megjithatë, duket për herë të parë që ish-menaxher i Real Madridi, Mourinho ka pranuar humbjen në kërkim për ta nënshkruar me atë.
Duke folur për ESPN Brasil, portugezi tha: “Gjithmonë përpiqem të jem objektiv dhe pragmatik me klubet dhe t’i pyes klubet për atë që mund të më jepet”.
“Neymar është absurd. Një klub si Barcelona nuk mund dhe nuk do të humbasë Neymarin”.
“Edhe pse Lionel Messi është ende një lojtar i ri edhe për disa vite, ai është ende duke luajtur mirë në moshën 30-vjeçare, por Neymari do të jetë lojtari më i mirë i Barcelonës pas Messit”.
“Ne nuk do ta thyejmë shkopin, mendoj se është e pamundur”, përfundoi Mourinho.
Gazeta Sport deklaron se Unitedi ishte i gatshëm t’i ofrojë Neymarin një pagë prej 416 mijë funte në javë pa taksave vetëm për t’u larguar nga La Liga.
Dhe u tha se ata u përpoqën të ëmbëlsonin marrëveshjen duke i dhënë atij një mundësi më të mirë “financiare dhe futbolli” sesa që është në dispozicion të tij në Barcelonë. /Telegrafi/