Telegrafi

Mourinho i pranishëm në Monaco për provat e F1, flet për Griezmannin (Foto)

Jose Mourinho ishte i pranishëm për provat e Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1.

Tekniku portugez u pyet nga gazetarët rreth transferimit të Antoine Griezmann, por Special One refuzoi të jap diçka konkrete.

“Nuk kam ide se Griezmann do të vijë te Unitedi. Pyetni Ed Woodward. Ai e din që nga marsi se kë dua, çfarë dua dhe sa shumë dua. Tani i mbetet atij të punojë”, ka thënë Mourinho.

Vlen të theksohet se Kimi Raikkone ishte ai që siguroi “pole position” në pistën e Principatës, ndërsa Sebastian Vettel në pozitën e dytë.

Çmimi i francezit në rast të kalimit te Djajtë e Kuq parashikohet të jetë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/