Roma është në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe Jose Mourinho ka rikthyer sytë nga Anglia.
Qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Eric Bailly është emri i ri në listën e Romës.
28-vjeçari ka pasur një sezon zhgënjyes te Manchester United pasi ka luajtur në vetëm shtatë ndeshje zyrtare ku pati probleme me lëndime dhe nuk kishte hapësirat e duhura.
Daily Mail ka raportuar se drejtori i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto ka kontaktuar Manchester Unitedin për të pyetur rreth situatës së Baillyt.
Afrikani nuk preferohet as nga Erik Ten Hag dhe largimi i tij nga Old Traford pas gjashtë viteve duket mëse i mundshëm, pasi para tij në hierarki janë emrat si Harry Maguire, Raphael Varane, Lisandro Martinez e Victor Lindelof.
Bailly ka kontratë me United deri në verën e vitit 2024, por mund të largohet nëse Roma paguan shumën prej 10 milionë eurove.
Gjithsesi qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë mbetet vetëm si alternativë nëse nuk arrihet francezi Zagadou i cili është i lirë dhe po kërkohet nga Roma. /Telegrafi/