Bosi i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, dëshiron që Paul Pogba të shkëput marrëveshjen me agjentin Mino Raiola.
France Football thotë se Mourinho po i kërkon Pogba ta shkarkojë agjentin e tij pasi që po ndikon negativisht në karrierën e futbollistit.
Pas një sërë shfaqjesh të dobëta gjatë sezonit të kaluar në Ligën Premier, francezi u la në bankën rezervë nga ana e Mourinhos.
Raportet kanë dalë në pah se United mund të le të Pogban që të transferohet te Real Madridit, por me kusht që madrilenët të heqin dorë nga shërbimet e Gareth Balet.
Dhe tani Mourinho po i bën thirrje Pogbas që të ndahet me përfaqësuesin, e cila duket se po has në veshë të shurdhër pasi që po vazhdon të bashkëpunojë me Raiolan.
Kujtojmë se ky i fundit e kishte sjell te klubi anglez francezin pas disa sezoneve fantastike te italianët e Juventusit.
Mesfushori aktualisht është pjesë e kombëtares së Francës në kampionatin botëror Rusia 2018. /Telegrafi/