Jose Mourinho thuhet se ka vendosur që të largohet nga lista si kandidat për t’u bërë trajner i ardhshëm i Juventusit, kjo për shkak të së kaluarës së tij me Interin.
Sipas AS, Cristiano Ronaldo e propozoi Mourinhon te bordi i Juventusit si një zëvendësim të mundshëm për Max Allegrin.
Dyshja portugeze kanë punuar së bashku në Real Madrid në mes të viteve 2010 dhe 2013.
Ronaldo thuhet se ka shprehur besimin se tij për Mourinhon dhe se do t’i ndihmonte bardhezinjtë në luftën për Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, gazeta shkruan se ai nuk është i përgatitur për ta thyer raportin e tij me klubin dhe tifozët e Interit.
Nerazzurrët kanë bërë histori me Jose Mourinhon para nëntë viteve në Ligën e Kampionëve, duke i fituar të gjithë troetë.
Që nga ajo kohë Interi nuk ka fituar asnjë. /Telegrafi/