Telegrafi

Mourinho për fituesin e Topit të Artë: Ndihesha në të njëjtën mënyrë kur e fitoi Modric

“Ballon D’Or 2022” quhet dokumentari i transmetuar sot në Francë. Fituesi i atij çmimi ishte Karim Benzema, lojtari që shënoi 50 gola për Real Madridin  ku 15 prej tyre erdhën në Ligën e Kampionëve.

Në filmin e transmetuar shfaqen disa fytyra të njohura nga bota e futbollit dhe një nga ata që komentoi shpalljen e Benzemas si më i miri në botë ishte Jose Mourinho.

Nga viti 2010 deri në vitin 2013, portugezi drejtoi Benzeman te Reali dhe fitoi tre trofe me të. Ai e krahasoi fitimin e çmimit nga Benzema me vitin 2018, kur Luka Modrić u shpall më i miri.

“Më gëzonte sepse ndonjëherë kam përshtypjen se Topi i Artë jepet për talentin, por diçka mungon. Ndjeva të njëjtën kënaqësi si kur e fitoi Modrić. Një lojtar ekipi. Dhe futbolli është pikërisht ky, një sport ekipor”, ka thënë Mourinho.

Fituesi i Topit të Artë 2023 do të zgjidhet më 30 tetor. Kandidatët kryesor për ta fituar atë janë Erling Haaland, fituesi i tripletës me Manchester Cityn autor i 52 golave ​​në 53 paraqitje sezonin e kaluar dhe Lionel Messi.

Argjentinasi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës sezonin e kaluar, si dhe ishte kampion i Francës me PSG-në. Ai shënoi 21 gola dhe pati 20 asistime.

Meqë jemi tek Mourinho, aventura e tij tek “Los Blancos” përkrah shumë gjërave mbahet mend për faktin se e fituan titullin e ligës në sezonin 2011/12 me 100 pikë dhe 121 gola të shënuar gjatë këtij procesi./Telegrafi/