Telegrafi

Mourinho: Pas pesë vitesh, Messi do të bëjë 34 vjet dhe ne të gjithë do të qajmë

Për t’i shpejtuar publikut minutat e pakët të Michael Carrick me Manchester Unitedin, trajneri Jose Mouinho ka marr shembull Leo Messin.

Carrick udhëhoqi Unitedin në një fitore të vlefshme prej 1-0 kundrejt Manchester Cityt në EFL Cup.

“Pas pesë vitesh, kur Messi të ketë 34 vite ne të gjithë do të qajmë”.

“Nuk është njëjtë kur je 25 vjeç dhe kur je 35 vjeç, edhe pse më duhet të them se Carrick është fenomenal”.

Lexo po ashtu Karikatura e ditës i dedikohet fitores së Mourinhos dhe Ibrahimovicit përballë Guardiolas (Foto)

“Nuk mund pres gjërat e njëjta nga Carricku sikurse që pres nga Marcus Rashford ose Ander Herrera, në një kohë prej katër ose pesë ndeshjes”.

“Kur ai është në fushë është shumë i rëndësishëm dhe lojtarëve të tjerë ju jep liri mendor”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/