Site icon Telegrafi

Mourinho parashikon ndeshjet çerekfinale në Euro 2020, përmend edhe Granit Xhakën

Jose Mourinho parashikon që Italia do të fitojë kundër Belgjikës, ndërsa ka dhënë mendim edhe për takimet tjera.

Trajneri portugez do të zbarkojë në Romë sot (e premte) për të filluar karrierën e tij si trajneri i ri i Giallorossëve.

Ndërsa ishte në pritje të fillimit të magjisë së tij në kryeqytet, “Special One” vazhdon të komentojë mbi Euro 2020 në mediumin Talk Sport.

Lexo po ashtu Dhjetë arsye për ta dashur këtë Kampionat Evropian

Mourinhos iu kërkua të përmendte gjysmëfinalistët e Euro 20202 dhe, siç ndodh zakonisht, doli me një përgjigje të zgjuar kur bëhej fjalë për të parashikuar Belgjikën kundër Italisë.

“Anglia do të kualifikohet me siguri dhe unë do të thosha që Danimarka do fitonte kundër Republikës Çeke”, parashikoi fillimisht Mourinho.

“Belgjika kundër Italisë? Kjo është një gjë e madhe.. nëse nuk them Italia, nesër (sot) zbarkoj dhe ata më vrasin, kështu që duhet të them Italia”.

“Dhe unë them Spanja kundër Zvicrës, por kjo është një tjetër ndeshje e madhe dhe Xhaka nuk po luan”, përfundoi portugezi.

Lexo po ashtu Vjen reagimi i Granit Xhakës për mungesën në ndeshjen ndaj Spanjës

Kapiteni i Zvicrës është pezulluar për çerekfinale kundër skuadrës së Luis Enrique dhe Mourinho po e mban nën vëzhgim atë ndërsa ai po bën presion për të sjellë mesfushorin e Arsenalit në Romë.

Italia takohet me Belgjikën në çerekfinale në Allianz Arena të Mynihut sot, ndërsa të njëjtën ditë Mourinho zbarkon në kryeqytet për të filluar punën e tij te Roma.

Roma do të fillojë përgatitjet para-sezonale të tyre më 6 korrik në Trigoria. /Telegrafi/

Exit mobile version