Telegrafi

Mourinho parashikon fituesin e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve këtë sezon

Jose Mourinho ishte i ftuar në ‘podcastin’ e Rio Ferdinand. Në të, ai pranoi se ishte lënduar shumë nga shkarkimi që mori së fundmi nga Roma dhe më pas zbuloi favoritët e tij për të fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Liverpool aktualisht është skuadra lider në Ligën Premier me dy pikë epërsi, por edhe një lojë më shumë se Manchester City.

Pasi u mendua pak për përgjigjen përfundimtare, Mourinho sërish i dha avantazhin skuadrës së Pep Guardiolës.

Lexo po ashtu “Shkarkim i papritur dhe i padrejtë”, Mourinho sulmon pronarët e Romës

Për të, ajo është gjithashtu një nga dy favoritët më të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.

“Unë do të thosha se Manchester City ose Real Madrid do ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Do të ishte një befasi e madhe për mua nëse do të ishte dikush tjetër, megjithëse Bayern dhe Paris Saint-Germain gjithashtu mund ta fitojnë titullin”.

“Unë do të doja që titulli të shkonte te Reali, për hir të klubit dhe Carlo Ancelottit”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/