Jose Mourinho ka shënjestruar mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj.
E përditshmja britanike ‘The Sun’ raporton se trajneri i Manchester United ka humbur durimin me dyshen mbrojtëse, Chris Smalling dhe Matteo Darmian, të cilët ka vendosur t’i largoj në afatin kalimtar të janarit.
Ai tashmë është duke bërë plane për të zëvendësuar me mbrojtësin e Napolit, i cili vlerësohet 25 milionë funte, transmeton Telegrafi.
Madje, portugezi është i gatshëm që edhe njërin prej lojtarëve të lartcekur ta fus si pjesë e blerjes së 22-vjeçarit shqiptar.
Kujtojmë se presidenti napolitan Aurelio de Laurentis kishte thënë më parë se duhen 30 milionë euro për Hysajn dhe duket si ky transferim mund të realizohet gjatë janarit. /Telegrafi/