Site icon Telegrafi

Mourinho nuk po konsiderohet nga Real Madridi

Vendimi i Manchester United për të shkarkuar trajnerin Jose Mourinho ka nxitur thashethemet se portugezi mund të kthehet në Real Madrid, por drejtorët e klubit nuk po mendojnë ta punësojnë atë në afat të shkurtër apo afatgjatë.

Besimi në Santiago Solari mbetet ende dhe drejtorët besojnë se ai mund të çojë skuadrën në një formë të mirë në La Liga deri në muajin shkurt dhe në Ligën e Kampionëve.

Marrëdhëniet e Mourinhos me Florentino Perezin dhe me Jose Angel Sanchez mund të jenë të përsosura, me mesazhe të rregullta të shkëmbyera mes tyre, por kjo është vetëm në suaza të mirësjelljes.

Lexo po ashtu Calderon: Mourinho është një problem, por mund të kthehet nga Perezi në Real Madrid

Mesazhet e ngushëllimit janë dërguar edhe në ditët e fundit, por asgjë më shumë.

Drejtorët e klubit besojnë se epoka e Mourinhos në Santiago Bernabeu është e mbyllur dhe se do të ishte kundër-produktive të kthehen tek ai.

Mourinho dhe Perez kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete

Dëmi i bërë nga trajneri në dhomat e veshjes para se të largohej në vitin 2013 nuk mund të harrohet.

Përvojat e tij të vështira në Chelsea dhe Manchester Unitedin nuk mund të fshihen nga CV-ja e tij.

Lexo po ashtu Oferta e parë zyrtare për Mourinhon, klubi maqedonas Osogovo: Eja tek ne, nuk ke çka humb se jemi kampion në ligën e tretë

Kjo nuk do të thotë që Los Blancos nuk po shikojnë në treg dhe se cilët trajnerë mund të jenë në dispozicion. Ata thjesht nuk e konsiderojnë Mourinhon një nga opsionet e tyre afatshkurtra ose afatgjata.

Mendimi është se ai është më mirë të mbajë një miqësi me 55-vjeçarin sesa të nisë një përpjekje tjetër profesionale. /Telegrafi/

Exit mobile version