Telegrafi

Mourinho nuk ndalet, vazhdon me kritika për referim: Gabojnë gjithmonë kundër nesh

Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës ndaj Bode/Glimt.

Trajneri i klubit italian, Jose Mourinho, edhe pas kësaj ndeshje ka vazhduar me kritika ndaj gjyqtarëve për referim të dobët sipas tij.

Special One ka thënë se ekipit të tij i janë mohuar dy penallti, të cilat në fund ndikuan në rezultatin final. Mourinho thotë se ata ishin ekipi më i mirë në fushë, merituan fitoren, por kjo nuk erdhi si pasojë e gabimeve të gjyqtarëve.

Lexo po ashtu “Duhej ta mbroja Kumbullën”, Mourinho sqaron vendimin për mos aktivizimin e shqiptarit ndaj Bodo/Glimt

Më poshtë keni deklaratën e tij të plotë në konferencën për media pas ndeshjes. /Telegrafi/