Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se nuk ka asnjë gjasë që portieri i tyre David de Gea të largohet.
Portieri spanjoll De Gea është larguar drejt United nga Atletico Madrid në vitin 2011.
Pasi që u kthye në një yll të futbollit me United, gjithmonë ka qenë i lidhur me një largim.
Real Madridi e kishte kërkuar që nga viti 2015, kur ishin edhe afër që të arrinin marrëveshje, duke dështuar në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Zinedine Zidane e kërkon portierin, pasi beson që porta mbetet pika më e dobët, por Mourinho nuk ndjehet në telashe.
Kur u pyet se a do të largohet De Gea, trajneri portugez u përgjigj: “Asnjë gjasë”.
De Gea është njëri prej portierëve më të mirë në botë këtë edicion. /Telegrafi/