Ish-trajneri i Chelseat, Avram Grant, ka vendosur të sulmoj me fjalë trajnerin e tanishëm e Manchester Unitedit, Jose Mourinhon.
Trajneri izraelit nuk është i kënaqur me mediat që e ngritin shumë trajnerin portugez, duke thënë se ai nuk është as mbret as gjeni.
“Kam shumë respekt për Josen, por nuk më pëlqen që mediat thonë se ai është mbret i botës dhe gjeni”, ka thënë Grant për mediat angleze.
“Ai nuk është kështu siç e paraqesin”, përfundoi ish-trajneri i Chelseat, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Grant erdhi si zëvendësim i Mourinhos te Chelseat gjatë sezonit 2007/08, duke arritur të përmbyll sezonin në vendin e dytë në Ligën Premier, si finalist i Ligës së Kampionëve dhe si finalist i Kupës së Ligës. /Telegrafi/