Site icon Telegrafi

Mourinho: Nuk është korrekte të flas për gjendjen e Realit, Ronaldo mbetet nën urdhrat e Zidanet

Manchester United është raportuar se po interesohet për ta rikthyer Cristiano Ronaldon.

Por, këtë mundësi e ka përjashtuar trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i cili ka hedhur poshtë këto shkrime të mediave britanike.

“Sot është vetëm një skuadër që mund ta ketë atë, Real Madridi”, tha ish-trajneri i madrilenëve duke shtuar se “Të shtoj pak ujë në zjarr do të thosha se Cristiano është lloji i lojtarit që dëshiron ta kenë çdo trajner, por sot ka vetëm një trajner si Zinedine Zidane mund ta ketë nën urdhra”.

Mourinho dhe Ronaldo kishin marrëdhënie të shkëlqyera te Reali

Ai më tutje nuk ka dashur të flas për krizën e rezultateve që e ka kapluar kampionin evropian dhe spanjoll.

“Mendoj se duke pasur parasysh momentin aktual që po kalon Real Madridi, nuk është në rregull që unë t’i qes benzinë zjarrit dhe jam personi i fundit që do të flisja për gjenden e klubit. Rezultatet nuk janë të mira, dhe e di sepse është një klub ku kam punuar për tre vjet, kujdesem për klubin dhe nuk jam në gjendje të flasin për të”, ka thënë portugezi.

Mourinho, i cili u ul në stolin e Santiago Bernabeu në mes të viteve 2010 dhe 2013, kohë në të cilën fitoi La Ligën, Copa del Rey dhe një Superkupë spanjolle.

Ndryshe, Mou gjatë fundjavës do të takohet me skuadrën e Yeovilit në kuadër të FA Cup. /Telegrafi/

Exit mobile version