Telegrafi

Mourinho nuk e ka në planet e veta, dy gjigantët evropianë tentojnë transferimin e Dele Alli

Dele Alli. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Jose Mourinho i ka kumtuar mesfushorit Dele Alli se nuk është në planet e tij.

Trajneri portugez ka biseduar me lojtarin dhe i ka thënë se nuk e sheh si titullar.

Numri një i Spurs i ka bërë me dije anglezit se është i lirë të largohet nëse gjen ndonjë skuadër tjetër që i garanton hapësira.

Daily Telegraph ka raportuar se Alli po mendon largimin nga Spurs dhe tanimë është në bisedime me dy skuadrat e mëdha evropiane.

Paris Saint Germain dhe Inter kanë filluar bisedimet me agjentët e lojtarit pasi duan transferimin e tij.

Dele Alli . (Photo by Alex Pantling/Getty Images)

24-vjeçari dëshiron të luaj rregullisht këtë edicion, pasi qëllimi i tij është të luaj në kampionatin evropian Euro 2021 me Anglinë.

Klubi i Spurs e vlerëson lartë yllin e tyre, pasi ai ka një vlerë në tregun e transferimeve prej 60 milionë euro.

Megjithatë ekziston mundësia që Spurs ta huazojnë për një edicion lojtarin në mënyrë që të luaj sa më shumë.

PSG shihet si skuadër favorite për t’i marrë shërbimet e tij, por nuk mund të përjashtohet edhe Interi që po mendon shitjen e Eriksen dhe danezin ta zëvendësojë me Dele Alli. /Telegrafi/