Telegrafi

Mourinho: Nuk dua ta drejtoj tani Portugalinë, në qershor te një skuadër dhe kampionat që më motivojnë

Jose Mourinho. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Jose Mourinho ka nënvizuar edhe një herë se dëshiron rikthehet si trajner në fillimin e sezonit të ardhshëm, duke thënë se është ende herët për të ta drejtojë ndonjë kombëtare.

Portugezi është shkarkuar nga Manchester Unitedi në fillim të këtij viti pas rezultateve të dobëta.

“Kam vendosur të mos drejtoj asnjë skuadër deri në fillimin e sezonit të ardhshëm”.

Mourinho. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

“Rikthimi im si trajner do të jetë në një klub dhe në një kampionat që më motivojnë”.

“Nuk jam i mërzitur për faktin që nuk jam trajner aktualisht, por sinqerisht dua të rikthehem që në fazën e ardhshme përgatitore”.

Jose Mourinho sa ishte trajner te Manchester United . (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

“Portugalia? Santos nuk duhet të shqetësohet. Aktualisht nuk jam i interesuar të drejtoj kombëtaren. Jemi miq të mirë, por është një gjë që dua ta bëj përpara se të tërhiqem”.

“Të shohim pastaj nëse do ta kem shansin”, ka thënë Jose Mourinho. /Telegrafi/