Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Fenerbahces këtë verë dhe pritshmëritë janë të mëdha për të.
Gjiganti turk do të përballet me Lillen në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe kërkojnë të futen në grupe.
Megjithatë trajneri portugez ka thënë se grupet e Ligës së Kampionëve nuk janë domosdoshmëri për Fenerbahcen.
Ai ka gëzuar tifozët verdhekaltër duke thënë se klubi i tij mund të luftoj për ta fituar Ligën e Evropës këtë sezon.
“Klubi nuk më ka thënë se Liga e Kampionëve është një domosdoshmëri”.
“Do të ishte mirë nëse do të luanim në Ligën e Kampionëve, për prestigjin e klubit, për prestigjin e futbollit turk dhe në fund për prestigjin e vetë lojtarëve”.
“Nëse më pyesni nëse mund ta fitojmë , gjithçka është e mundur, por unë nuk besoj në mrekulli. Nëse më pyesni nëse mund ta fitojmë Ligën e Evropës, po”.
“Kemi lojtarë të mirë në skuadër. Kur një prej tyre lëndohet, hapen një sërë mundësish për të tjerët, ashtu siç bëjnë në stërvitje”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/