Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, e ka vlerësuar klubin e tij me fat për transferimet që i ka bërë gjatë verës.
Djajtë e Kuq kanë kryer punë në tregun e transferimeve shumë herët, duke transferuar lojtarë si Romelu Lukaku për 70 milionë funte dhe Nemanja Maticin për 40 milionë funte.
Dhe, Jose Mourinho thotë se United ka qenë me fat për këtë.
Ai thotë se transferimi i Neymarit për 222 milionë euro te PSG ka ndryshuar komplet tregun e transferimeve.
Sipas portugezit, tash United do të paguante shumë me tepër për transferimet e bëra, pikërisht për shkak të Neymarit, kurse thotë se pikërisht ishte rekordi i Neymarit ai që determinoi edhe të ardhmen e Coutinhos.
“Mendoj se ne ishim shumë të mençur. Lukaku më 31 gusht do të kushtonte 150 milionë funte. Matic do të kushtonte 60 ose 70 milionë funte. Neymar ndryshoi gjithçka”.
“Nëse transferi më i madh në histori do të ishte ai i POgbas, atëherë mendoj se Coutinho tash do të ishte te Barcelona për 101 milionë funte”, deklaroi Mourinho për The Times.
Jose Mourinho ka rekord perfekt me Unitedin në start të sezonit në Ligën Premier me të gjitha fitore dhe asnjë gol të pranuar. /Telegrafi/